Në Kosovë do të nisë sot regjistrimi i popullsisë pas atij të fundit të kryer në vitin 2011. 

Ligji obligon qytetarët të marrin pjesë në regjistrim. Grupet e regjistrimit do të shkojnë në çdo banesë, ndërkohë që risia mbetet mundësia e një regjistrimi të dytë nëse banorët nuk janë në shtëpi në kohën kur regjistruesit paraqiten. 

Në bazë të ligjit, regjistruesit duhet të lënë një numër kontakti në dyert e banesave bashkë me sqarimin përkatës duke u krijuar mundësinë qytetatëve të kërkojnë një moment të dytë për të kryer regjistrimin. 

Krahas regjistrimit është parashikuar dhe një shpërblim prej 10 mijë eurosh për qytetarin që gjen paraprakisht numrin e saktë të popullsisë ose për atë që i përafrohet më së shumti shifrës zyrtare.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *