Qeveria e Kosovës njoftoi se sot, në orën 17:00, do të vendosen gurthemelet për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Njëra prej urave do të shërbejë për qarkullimin e veturave, ndërsa tjetra do të jetë e dedikuar për këmbësorët.
Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të vlerësojë me kujdes këtë vendim, pasi, sipas tyre, mund të nxisë tensione të reja në këtë rajon të ndjeshëm të vendit.
Nga ana tjetër, kryeministri Albin Kurti është shprehur i vendosur për realizimin e këtij projekti, duke theksuar se “urat janë simbole të bashkimit dhe ndërlidhjes, dhe jo të ndarjes.”
Ndërkohë, partitë opozitare kanë kritikuar vendimin e qeverisë, duke e cilësuar si të pakordinuar me aleatët ndërkombëtarë.