Mbi 7 mijë regjistrues, mbikqyrës dhe kontrollorë do të nisin sot me procesin e regjistrimit të popullsisë i cili duhet të ishte kryer që në vitin 2020, por u shty me tre vjet. 

Regjistruesit do të paraqesin para qytetarëve një pyetësor me 100 pyetje prej nga do të mblidhen të dhëna demografike, për strehimin dhe për disa elementë socialë. 

Refuzimi për t’iu përgjigjur pyetësorit parashikon gjobë fillestare prej 100 mijë lekësh. 

Ky është censusi i 12-të që nga krijimi i shtetit shqiptar, ndërsa censusi i parë u krye në vitin 1923.

Në censusin e fundit të vitit 2011, popullsia e Shqipëria rezultoi të ishte 2,821,977 banorë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *