Viti i ri shkollor në sistemin parauniversitar do të nisë më 11 shtator, ndërkohë që sot ka nisur shpërndarja e teksteve shkollore.
Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes rrjeteve sociale se nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare do të pajisen me libra falas.
“Mirëmëngjesi dhe me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare – ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim – si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë.” – shkruan Rama.