Drejtuesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të dalin të hënën përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për Krime Lufte.

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë nga marsi i 1998-ës-ës deri në qershor të 1999-ës. 

Prokuroria Speciale e Hagës publikoi një muaj më parë aktakuzat për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin, të cilët akuzohen për krime mbi baza etnike, ku përfshihet vrasja dhe zhdukja e civilëve serbë.

Më 3 Prill, ata do të njihen me akuzat, ndërsa 8 ditë më pas nis dëgjimi i mbi 300 dëshmitarëve. 

Procesi i paraqitjes së provave pritet të zgjasë deri në muajin prill të vitit të ardhshëm, periudhë gjatë së cilës ish-krerët e UÇK-së do të vijojnë të qëndrojnë në burgjet e Hagës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *