Sot nisi viti i ri shkollor, ndërkohë që numri i nxënesve në shkolla vijon të ulet vit pas viti.

Në Lezhë u regjistruan gjithsej 519 nxënës në klasat e para, ndërsa në Korçë ky vit shkollor regjistroi 228 fëmijë më pak në klasat e para krahasuar një vit më parë.

Rënie të ndjeshme të numrit të nxënësve pati dhe Elbasani.  

Vitin e kaluar në klasat e 10-ta u regjistruan 1175 nxënës (688 publike, 235 private, 252 profesionale) ndërsa këtë vit do të fillojnë klasën e 10-të 952 nxënës (431 publike, 246 private, 275 profesionale).

Ulje të numrit të nxënësve po ashtu ka dhe në shkollat e Shkodrës dhe të Vlorës. 

Rënia e numrit të lindjeve dhe emigracioni janë dy faktorët kryesore që vit pas viti po pakësojnë nxënësit në bankat e shkollave.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *