Nga data 7 korrik deri më 31 gusht, portali e-Albania do të ofrojë procedurën e regjistrimit online për klasat e para dhe ato të dhjeta.

Lajmin e konfirmoi ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

“Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot, më 7 korrik, në e-Albania. Sistemi do të qëndrojë i hapur deri më 31 gusht, duke u dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në kohën më të përshtatshme për ta,” – shkroi Manastirliu.

By Editor