Lajmin e konfirmoi Panajot Soko pas daljes nga ndërtesa e organit të akuzës. 

Ai tha se Krifca ka shpërdoruar fondet e BE-së për bujqit shqiptarë duke i shpërndarë ato abuzivisht te njerëzit e lidhur me pushtetin

“Sot denoncuam në SPAK abuzimet me fondet IPARD që BE i jep Shqipërisë për të ndihmuar bujqit shqiptar, por që sipas fakteve, në shumë raste ato kanë shkuar në xhepat e njerëzve pranë pushtetit. Ishte një punë 2 mujore e cila u konkludua sot me dorëzimin në SPAK të padisë ndaj ish-ministres së Bujqësisë, njëkohësisht ish-drejtoresha e AZHBR dhe gjithë zinxhirit drejtues.

Ky ishte një denoncim i parë, i cili do të ndiqet në të ardhmen nga disa denoncime të tjera në drejtim të funksionarëve të lartë publikë në pushtetin qëndror dhe lokal, për të cilat jemi duke punuar një grup ekspertësh të atashuar pranë Nisma Thurje.” – shkroi ai në fejsbuk.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *