Policia njoftoi se 35-vjeçarja u gjet e pajetë në bregun e liqenit në zonën e Shtararëz. Viktima ende nuk është identifikuar.
Njoftimi i policisë:
Kukës/Informacion paraprak.
Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, është konstatuar e pajetë një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 35-vjeçe.
Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje dhe për zbardhjen e rrethanave të humbjes së jetës.