Barazimi 1-1 në ndeshjen e parë mes Napolit dhe Barcelonës la gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit që zhvillohet sonte në shtëpinë e katalanasve. 

Barcelona e Ksavit kërkon me çdo kusht kualifikimin për në çerekfinale për t’i dhënë kuptim një sezoni shumë të vështirë me ulje-ngritje të panumërta.

Lamin Jamal dhe Robert Levandosvski mbeten dy pikat e referimit për formacionin e Ksavit me 16-vjeçarin e shndërruar në lider dhe me veteranin polak që mund të ndëshkojë në çdo moment të sfidës. 

Me synimin e kualifikimit vjen dhe Napoli që nën drejtimin e teknikut të ri, Françesko Kalzona duket i rilindur pasi ka zhvilluar ndeshje të mira dhe ka marrë rezultate të kënaqshme. 

Timonieri i napoletanëve foli me superlative për Lamin Jamal, por shtoi se skuadra e tij ka një organikë të aftë për të përballuar cilindo rival në Evropë. 

Në Londër, Arsenali i Mikel Artetës do të kërkojë të përmbysë humbjen 1-0 në transfertën ndaj Portos. Tekniku spanjoll i “topçinjve” kërkoi mbështetje nga tifozët duke shprehur optimist se të besuarit e tij do të përmbysin gjithçka dhe do të arrijnë çerekfinalen. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *