Nuk kishte ndodhur në asnjë nga 179 derbit e Milanos që një nga skuadrat të festonte fitimin e titullit pikërisht në përballjen e prestigjit mes dy ikonave të Milanos.
Kjo mundësi i ofrohet Interit i cili nëse fiton sonte në derbi siguron matematikisht titullin e 20-të kampion.
Interi ka dominuar në përballjet e fundit duke mos pësuar gol në katër nga pesë sfidat.
Stefano Pioli nuk ka statistika aspak të mira ndaj zikaltërve, ku në 14 derbi ka arritur të fitojë vetëm 3 prej tyre.
Në total, Interi ka 70 fitore në derbi, Milani 54 ndërsa 56 përballje janë mbyllur në barazim.
Ky sezon ka ofruar një Inter dominues absolut në Serinë A, ndërkohë që Milani luan vetëm kartën e nderit pasi është jashtë garës për titull dhe i eleminuar nga garat evropiane. E vetmja arritje mund të konsiderohet sigurimi i zonës Champions për sezonin e ardhshëm.