Nga Sebastian Zonja
Kryeopozitari rus Aleksei Navalnji vdiq në burg këtë të premte. “U kthye nga ajrosja dhe u ndje keq. Më pas humbi vetëdijen dhe vdiq”, shkruajnë autoritetet e burgut afër Arktikut.
Ishte dënuar me 19 vjet burg. Më herët e helmuan me Noviçok ku desh humbi jetën. U akuzua FSB-ja ruse për këtë ngjarje, pasi njëjtë kishte ndodhur me ish-agjentin Sergei Skripal në Angli.
47 vjeçari Navalnji mund të mos e rrëzonte dot Putinin nga froni, por frikën ja futi në palcë. Pasi u kurua në Gjermani, zgjodhi të jepte shembull duke u kthyer në Rusi që e dinte se do të vuante dënimin me burg kur, shumë mirë, mund të jetonte në Amerikë, Francë apo Gjermani dhe të bënte opozitë si kritizer dhe editorialist, jo si kundërshtar politik.
Dallimi është se Navalnji ishte trim ndërsa Putini, me ç’kuptojmë nga intervista e fundit, një gangster në krye të një shteti të madh që i ka dhënë kaq shumë njerëzimit.