Ngjarja ndodhi në një nga marketet e Tiranës ku një grua mori në krahë një të mitur 2-vjeçare dhe doli nga dera kryesore e marketit. 

Kamerat e sigurisë qartësuan gjithçka teksa gruaja në fjalë u rikthye sërish bë amvientet e marketit pak minuta pasi kishte dalë më të miturën. 

Punonjës të marketit i thanë policisë se e dyshuara kishte një komunikim jo normal me stafin, ndërsa policia njoftoi se e dyshuara është shpallur në kërkim pasi i ati i së miturës e kallëzoi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në lidhje me një video të publikuar në një portal në të cilën shfaqet një shtetase në ambientet e një marketi, e cila merr në krahë një fëmijë të mitur, del nga marketi dhe më pas kthehet sërish, ju informojmë se:

Më datë 14.09.2024, është paraqitur në Polici shtetasi E. D., 34 vjeç, i cili ka kallëzuar se në Rrugën e Barrikadave, në një market, një shtetase ende e paidentifikuar, ka marrë në krahë vajzën e tij të mitur 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkruar në vendngjarje ku kanë administruar pamjet filmike si dhe kanë pyetur punonjësit e marketit të cilët kanë pohuar se shtetasja në fjalë, gjatë komunikimit ka shfaqur probleme dyshohet të shëndetit mendor.

Vijon puna për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *