Nga Agim Morina
Një letër e shkrume në shekullin II pas erës sonë nga një djalë i ri i qujtun Apion, prej një qyteti të vogël të Egjiptit. Aj u regjistru në ushtrinë romake në Aleksandri, hypi në një anije të madhe qeveritare dhe lundroi për në Itali. Anija u përball me një stuhi të tmerrshme.
Sapo zbriti në tokë, mori uniformën e re, të cilën e pagoi, shkoi ta bante një pikturë të veten për familjen e tij dhe e dërgoi në shtëpi bashkë me këtë letër:
«Apioni, babait dhe zotit Epimakos: Gëzofsh ditëlindjen!
Së pari shpresoj që të jeni mirë dhe punët të të shkojnë mbarë ty, motrës sime, vajzës së saj dhe vëllain tim. Falenderoj Zotin Serapis [një perëndi egjiptian] që më shpëtoi nga rreziku i mbytjes në det.
Kur mbërrijta në Miseno [porti ushtarak romak afër Napolit], mora tre monedha ari nga perandori [Trajan?] si para udhëtimi dhe jam mirë.
Të lutem, më shkruj një rresht, imzot babë, për mirëqenien tande, së dyti për atë të vëllait dhe motrës sime, dhe së treti përshëndes dorën tande me devotshmëni, sepse ti më ke rritë mirë e prandej mundem me shpresu për një promovim të shpejtë, dhashtë perëndia. Përcilljani përshëndetjet e mia Capitonit [një miku], vëllait tim, motrës sime dhe Serenillës [një skllave e familjes?] dhe miqtë e mi. Po ju dërgoj portretin tim të vogël nëpërmjet Euktemonit. Emri im [i ri] romak është Antonius Maximusi.
Mirë mbetshi!»
Letra asht shkru greqisht në papirus, jo nga vetë djali, por nga një letërshkrues publik me pagesë.
Dy nga miqtë e Apionit që u regjistruen bashkë me të, shtuen përshëndetjet e tyre në anën e majtë të letrës.
Letra ishte e palosun dhe e vulosun.
Apioni kaloi përmes postës shumë efikase ushtarake romake dhe arriti shëndoshë e mirë deri në fshatin e vogël në Egjipt, ku babai dhe familja e djalit e lexuen gati dy mijë vjet ma parë. Pas vdekjes së babait të tij, letra humbi nëpër gjasendet shtëpiake dhe arkeologët e gjetën pak kohë ma parë nën muret e shembuna të shtëpisë. Me të ishte një letër tjetër e shkrueme nga Apioni disa vite ma vonë për motrën e tij, pasi aj kishte kohë që ishte vendosë diku në kufinin romak dhe kishte një grue e fëmijë. Kjo është gjithçka që dijmë për të.