Miinstri i Brendshëm i Serbisë tha se ngjarja kishte ndodhur pas mesnatës së mbëmshme në pikën kufitare në Loznicë ku polici Nikolla Kërsmanoviç ishte qëlluar për vdekje me armë zjarri në gjoks. 

Ivica Daçiç shtoi se në vendin e ngjarjes është gjetur një pasaportë e shtetasit Artan Hajrizi nga Kosova dhe një dokument tjetër i lëshuar nga shteti gjerman. 

Krahas policit të vrarë, një tjetër raportohet se u plagos ndërsa aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. 

Sipas Daçiç, shteti i Serbisë po bën çdo përpjekje për ta arrestuar autorin e pretenduar të vrasjes. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *