“Një herë, në kohën e fëmijërisë, unë dhe babai im qëndruam në radhë për të blerë bileta për në cirk.
Më në fund po vinte rradha… ishte vetëm një familje me shumë fëmijë mes nesh dhe biletarisë.
Kjo familje më bëri një përshtypje të madhe. Ishin tetë fëmijë, me shumë gjasa nën 12 vjeç.
Nga mënyra se si visheshin, dallohej se nuk kishin shumë para, por rrobat i kishin të rregullta dhe të pastra.Fëmijët silleshin mirë, të gjithë në një rresht, dy nga dy pas prindërve, dorë për dore.
Ata po bisedonin të emocionuar për kllounët, kafshët dhe të gjitha aktet që do të shihnin atë natë. Nga entuziazmi i tyre kuptohej që ata nuk kishin qenë kurrë më parë në cirk. Do të ishte kulmi i jetës së tyre…
Prindërit e tyre po drejtonin grupin, krenarë sa mund të ishin…
Nëna e mbante për dore burrin e saj, duke e parë atë sikur donte të thoshte: “Ti je kalorësi im me parzmore të shndritshme”. Ai ishte i buzëqeshur dhe i pëlqente të shihte familjen e tij të lumtur. Biletashitesja e pyeti “kalorësin” per sa bileta donte? Ai u përgjigj me krenari: “Do të doja të blija tetë bileta për fëmijë dhe dy bileta për të rritur që të mund ta çoj familjen time në cirk”.
Biletashitesja përmendi çmimin…
Gruaja e u habit dhe u trondit… të shoqit filluan t’i dridhen buzët. Kështu ai u përkul pak më afër dhe pyeti: “Sa thatë?” “Biletashitesja i perseriti çmimin. I pari i familjes nuk kishte para të mjaftueshme për të blerë biletat…
Por për të ishte e tmerrshme të kthente kokën dhe t’u thoshte tetë fëmijëve të tij se nuk kishte para të mjaftueshme për t’i çuar në cirk?
Duke parë se çfarë po ndodhte, babai im futi dorën në xhep, mori një kartëmonedhë prej 20 dollarësh dhe e hodhi në dysheme. (Ne nuk ishim të pasur, por…)
Babai im u përkul, mori kartëmonedhën prej 20 dollarësh, e goditi burrin në shpatullën e tij dhe i tha: “Më falni zotëri, ju ra nga xhepi”.
Burri e kuptoi se çfarë po ndodhte. Ai nuk po lypte… por sigurisht e vlerësoi ndihmën në një situatë të dëshpëruar, të dhimbshme, të sikletshme.
Ai e pa drejt në sytë e babait tim, e futi dorën midis tij, e shtrëngoi fort kartëmonedhën prej 20 dollarësh dhe me buzën që i dridhej dhe një lot që i rridhte në fytyrë, tha: “Faleminderit, faleminderit”. Kjo do të thotë vërtet shumë për mua dhe familjen time”
Babi dhe unë u kthyem në makinën tonë për në shtëpi. 20 dollarët që babai im dhuroi ishin për të blerë biletat tona. Edhe pse ne nuk ishim në gjendje të shihnim cirkun atë natë, të dy ndjenim një gëzim brenda nesh shumë më të madh se sa të shihnim cirkun dhe atë që mund të na ofronte.
Atë ditë mësova vlerën e dhënies.
Dhënësi është më i madh se marrësi. Nëse doni të jeni të mëdhenj, më të mëdhenj se jeta, mësoni të jepni.
Dashuria nuk ka të bëjë me atë që prisni të merrni, por vetëm me atë që prisni të jepni – që është gjithçka.
Rëndësia e dhënies dhe bekimit për të tjerët nuk mund të mbivlerësohet kurrë, sepse ka gjithmonë gëzim në dhënien.
“Mësoni të bëni dikë të lumtur përmes bujarisë. ”
Përktheu: Saimir Kadiu