Në raportin javor të Policisë së Kosovës ndër të tjera theksohet se një shtetas me kombësi ruse u ndalua në Zveçan.
Pas verifikimit në sistemin e hyrje-daljeve, rezultoi se i ndaluari kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.
Shtetasi rus u dërgua në paraburgim ndërsa identiteti i tij nuk bëhet i ditur.