Klubi i Veronës njoftoi se ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, duke publikuar listën e të grumbulluarve për fazën përgatitore.
Mes emrave në listë është edhe Adi Kurti.
Mbrojtësi 19-vjeçar cilësohet si një nga talentet më premtues, ndërsa së fundmi ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin.
Kurti është prej vitesh pjesë e ekipeve zinxhir të Shqipërisë.
Adi Kurti do të ishte mbrojtësi i tretë shqiptar që luan me Veronën në sezonet e fundit, pas Marash Kumbullës dhe Amir Rrahmanit.