Sot mbushet një vit nga sulmi terrorist në Banjskë ku një njësi ushtarake serbe hapi zjarr ndaj një patrulle të policisë së Kosovës duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku dhe plagosur një tjetër. 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani rikujtoi ngjarjen duke nderuar kujtimin e rreshterit Bunjaku.

 

Ajo theksoi se Afrim Bunjaku ra për sovranitetin e shtetit të Kosovës duke na dhënë një mesazh të qartë se liria dhe kufijtë tanë janë të paprekshëm. 

Një rrugë në Zveçan do të mbajë emrin e rreshterit të vrarë në Banjskë. 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur akt-akuzë për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiç bashkë me 44 persona të tjerë si organizatorë dhe zbatues të skenarit terrorist në Bajnskë. 

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë kërkoi vendosjen e drejtësisë për këtë ngjarje duke apeluar që Serbia të dorëzojë të akuzuarit nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *