Nga Melinda Penner
Aleksandër Solzhenicin luajti një rol të madh në rënien e Bashkimit Sovjetik më shumë se dy dekada më parë. Ai ekspozoi realitetin e kampeve të burgjeve sovjetike dhe ishte gjithashtu një kritik i Perëndimit. Baza për vëzhgimet e tij ishte botëkuptimi i krishterë.
Solzhenicini ishte një komunist i përkushtuar derisa ishte i ri. Ai u burgos nga sovjetikët në fund të Luftës së Dytë Botërore pasi kishte shkruar diçka kritike në një letër. Ai u bë i krishterë në burg dhe filloi një karrierë shkrimi që përfundimisht do të ekspozonte mizorinë e Bashkimit Sovjetik dhe do të kontribuonte në shkatërrimin e tij përfundimtar. Nga frika se mos ndëshkohej, ai i la librat e tij në kujtesë. Pasi u lirua nga burgu në vitin 1956 dhe gjeti një botues në fillim të viteve ’60. Libri i tij i parë ishte kritik ndaj Stalinit, gjë që kënaqi qeverinë aktuale, por librat e tij të mëvonshëm treguan mizorinë e tyre çka solli fillimin e persekutimit ndaj tij. Fitoi çmimin Nobel në vitin 1970 dhe u dëbua nga vendi në vitin 1974. Ai kaloi dy dekada duke jetuar dhe shkruar në Vermont, derisa mundi të kthehej në Rusi në 1994.
Ai përmblodhi shkrimet dhe mendimet e tij për atë që kishte përjetuar dhe dëshmuar rreth komunizmit:
“Më shumë se gjysmë shekulli më parë, kur isha ende fëmijë, më kujtohet të dëgjoja një numër të moshuarish të ofronin shpjegimin e mëposhtëm për fatkeqësitë e mëdha që i kishin ndodhur Rusisë: “Njerëzit e kanë harruar Perëndinë; prandaj ka ndodhur e gjithë kjo.” Që atëherë, unë kam kaluar gati 50 vjet duke punuar mbi historinë e revolucionit tone. Në këtë proces kam lexuar qindra libra, kam mbledhur qindra dëshmi personale dhe kam kontribuar tashmë tetë vëllime të miat në përpjekjen për të pastruar rrënojat e lëna nga ato trazira. Por nëse do të më kërkonin sot të formuloja në mënyrë sa më të përmbledhur shkakun kryesor të revolucionit shkatërrues që gëlltiti rreth 60 milionë njerëz tanë, nuk mund ta shprehja më saktë sesa të përsërisja: “Njerëzit e kanë harruar Zotin; prandaj ka ndodhur e gjithë kjo.” (Eduard E. Ericson, Jr. “Solzhenitsyn-Zëri nga Gulag.”)
Ai gjithashtu e gjeti të dobët kulturën perëndimore, sepse ajo kishte braktisur themelet e krishtera: “Në shtëpi, Solzhenicini i kishte qortuar udhëheqësit sovjetikë për përpjekjen e tyre për çrrënjosjen e fesë dhe moralit të krishterë dhe për zëvendësimin e një ideologjie me ateizmin si qendrën e saj kryesore frymëzuese dhe emocionale. Por një herë në Perëndim, ai qortoi elitat perëndimore se hodhën poshtë trashëgiminë morale të shekujve të krishterë me rezervat mee tyre të mëdha ndaj mëshirës dhe sakrifices dhe për zëvendësimin e autonomisë së shpallur dhe të praktikuar të njeriut nga çdo forcë më e lartë mbi të”. Studiuesi Eduard E. Ericson, Jr. vëren se Solzhenicin shkroi dhe foli nga botëkuptimi i tij i krishterë. Pikëpamja e tij për Zotin dhe njeriun është ajo që i motivoi shkrimet e tij më me ndikim.
Burimi: Stand to Reason
Përshtati në shqip: Kumti.net