Kristofer N’Kunku erdhi me shumë bujë nga Lajpcigu te Çelsi, por sulmuesi francez duhet të përballet me fatin e keq ende pa e nisur mirë aventurën e tij në Londër.

Ai pësoi një dëmtim që sipas stafit mjekësor kërkon deri në 4 muaj kohë për riaftësim dhe rikthimi i tij në fushë parashikohet në fundin e nëntorit.

Ky zhvillim i ofron shansin e artë Armando Brojës që tashmë bashkë me Xhekson janë dy qendërsulmuesit e vetëm qe Mauricio Poçetino ka në dispozicion.

Çelsi caktoi numrat e rinj për lojtarët në këtë këtë sezon, ndërsa Brojës iu dha numri 19, tregues ky që 21-vjeçari mund të qëndrojë të blutë pavarësisht një oferte prej 30 milionë eurosh nga Uest Hemi për shërbimet e tij.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *