Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski paralajmëroi të tjera sulme me raketa nga Rusia duke i bërë thirrje popullit të tij të përgatitet për të tjera dite të vështira. “Për sa kohë ata kanë raketa nuk do t’i ndalin sulmet e tyre. Duhet të jemi gati për një tjetër javë të vështirë pas asaj që kaluam” – tha Zelenski.

Sulmet intensive me raketa nga Rusia shkaktuan dëme të mëdha në infrastrukturën e Ukrainës duke sjellë ndërprerje të furnizimit me ujë dhe energjisë elektrike. Qyteti i çliruar i Kerson-it po zbrazet sërish nga banorët si pasojë e bombardimeve ruse. Që nga 9 nëntori, dita kur ushtria ukrainase rimori kontrollin e qytetit, 32 civilë kanë humbur jetën nga bombardimet e raketave ruse.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *