Venedik, 31 korrik 1464

“Shumë i Shkëlqyeshmi Princ dhe shumë i Ndrituri Zot, Zoti im i veçantë.

…Ende nuk është përhapur lajmi këtu, se Mbreti i Hungarisë ka kaluar Danubin dhe se në vendin e tij ka mungesë ushqimesh.

Flitet haptazi në këtë qytet, se Skënderbeu ka bërë marrëveshje me Turkun dhe se Cimarosto nga frika është tërhequr dhe është vendosur në tokat më të fortifikuara të Sinjorisë. Këtë gjë e pohojnë disa këmbësorë të ardhur nga Shqipëria (Albania). 

Unë për t’u sqaruar më mirë i kam kërkuar shpjegime një zotërie të quajtur Antonio Venero, i cili ka qëndruar në vendin e princit, si këshilltari më i vjetër i tij dhe është mik i madh imi dhe i shtëpisë sime. E pyeta, se çfarë flitet për Skënderbeun. Ai m ’u përgjigj: “Ne nuk i zëmë më besë për asgjë atij Skënderbeut, sepse është shqiptar, tradhtar dhe i keq. Atij i është mbushur mendja të mbajë një këmbë në dy këpucë. Në qoftë se e sheh, se të krishterët janë të fortë do të kthehet te ne, përndryshe do të arrijë në marrëveshje me Turkun.

(…)

Venedik ose Morani, ditën e fundit të korrikut [1464].

Shërbëtori shumë besnik i së Ndriturës Shkëlqesisë Suaj, Gerardus de Collis.

Jashtë: Shumë të Ndriturit Princ dhe të Shkëlqyeshmit Zotit Dukë të Milanos (Mediolani), etj., i Papies dhe i Angleries, Kontit të Janue dhe Kremonës, Zotit të vet të shquar, në duart e të Madhërishmit Zot Johannis Simonette.”

(Marrë nga: Skënderbeu dhe lufta shqiptaro-osmane n shek. 15, vëll. 7, përgatitur nga Kristo Frashri, fq. 328; J. Radonic 1942, ff. 158-159, nr. 274, i сili citon: ASM, Carteggio gen. Sforzesco ad annum 1464.)

Publikoi: Agim Morina

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *