Tekniku i Spanjës, Luis Enrike ka publikuar listën e 26 lojtarëve të grumbulluar për botërorin e Katarit që nis më 20 nëntor. David de Gea u la jashtë listës provizore të Enrikes, por ajo që bie në sy është lënia jashtë liste e Sergio Ramos-it për të cilin u përfol se mund të ishte pjesë e skuadrës duke parë formën e tij të mirë gjatë këtij sezoni në ndeshjet ku është aktivizuar me PSG-në. Barcelona ka përfaqësimin më të madh në këtë listë me plot shtatë lojtarë. Tekniku i iberikëve shpjegoi se të vetmet dyshime i kishte patur në repartin e sulmit duke e konsideruar të jashtëzakonshme organikën e përzgjedhur prej tij. “Deri mbrëmë kisha dyshime në sulm. Ka lojtarë që kanë mbetur jashtë, të cilët mund të jenë në mënyrë perfekte në këtë listë. Kam një listë të jashtëzakonshme.” – u tha Enrike gazetarëve.
Kampionët e Botës dhe dy herë Kampionët e Evropës, vijnë si pretendente në këtë turne. Në organikë dominojnë kryesisht lojtarët e rinj, pa harruar dhe elementët me përvojë që e bëjnë Spanjë një rival mjaft të vështirë për çdo ekip.
Lista e Spanjës
Portierë: Unai Simón, Robert Sánchez, David Raya.
Mbrojtës: Dani Carvajal, César Azpilicueta, Eric Garcia, Hugo Guillamón, Pau Torres, Aymerich
Laporte, Jordi Alba, José Luis Gayà
Mesfushorë: Sergio Busquets, Rodrigo Hernández ‘Rodri, Pablo Páez Gavira ‘Gavi’, Carlos Soler,
Marcos Llorente, Pedri González, Koke Resurrección.
Sulmues: Ferran Torres, Nico Ëilliams, Jeremy Pino, Álvaro Morata, Marco Asensio, Pablo
Sarabia, Dani Olmo, Ansu Fati