Dështoi edhe përpjekja e 26-të për formësimin e Kuvendit të Kosovës.
Kërkesa e Vetëvendosjes për krijimin e komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kreut të Kuvendit nuk kaloi sërish. Kjo kërkesë tashmë po shqyrtohet edhe nga Gjykata Kushtetuese.
Pas dështimit të ripërsëritur, kreu i Nismës, Fatmir Limaj, dha sinjale se kriza mund të zgjidhet brenda pak ditësh. Sipas tij, vendi nuk mund të mbetet më gjatë pa institucione.
“Dalëngadalë po afrohet koha që Kosova të ketë institucionet e saj. Është e qartë se do të kemi një marrëveshje politike që do t’i japë Kosovës institucionet e saj. Ne si subjekt kemi ofruar një mundësi mbi bazën e kapaciteteve tona, për të qenë të përgjegjshëm dhe për të dhënë kontributin tonë,” – tha Limaj.