Marko Silva u shpreh se sulmuesi shqiptar ndjeu dhimbje në kavilje, por arriti të vijonte ndeshjen ndaj Bërnlit deri në fund.
Tekniku i Fulhemit shtoi se duhen pritur rezultatet e kontrolleve mjekësore për të dhënë një përfundim të saktë për shkallën e dëmtimit të sulmuesit shqiptar.
“Është ende shpejt për të njohur shkallën e dëmtimit. Do ta kontrollojmë dhe të shohim se si është gjendja. Në atë moment, ai ndjeu se mund të vazhdonte në fushë dhe unë e lashë në lojë.”- u shpreh trajneri i Fulhemit.