Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mohoi faktin se qeveria e drejtuar prej tij të ketë dhënë ndonjë garanci për krijimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Gjatë një interviste për Kosova Press, Kurti theksoi se Asosacioni i kërkuar për komunat u shndërrua në Asosacion të barrikadave dhe se mendësia e klasës politike serbe pamundëson ofrimin e cfarëdolloj garancie kundrejt saj.
”Nuk ka garanci të tilla nga qeveria e Kosovës. Për ne është shumë e qartë se asosacioni i komunave u bë asosacion i barrikadave. Pra, ata të cilët e bëjnë asosacionin e barrikadave po kërkojnë asosacionin e komunave. Me fjalë të tjera i duan komunat si barrikada dhe dëshirojnë t’i bëjnë bashkë. Me këtë mendësi që nuk distancohet nga e kaluara e tyre, pra Millosheviçi dhe as nga e tashmja e tyre, Putini, nuk mund të bëhet fjalë për garanci të tilla.” – u shpreh Kurti.