Shumë sektorë në vendin tonë po ballafaqohen me mungesën e fuqisë punëtore për shkak se krahu i punës po emigron prej vitesh drejt vendeve të BE-së, Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve.

Një nga sektorët që po përballet me mungesën e fuqisë punëtore është dhe ai i bimëve medicinale.

Kreu i Shoqatës së  Bimëve Medicinale dhe Aromatike, Filip Gjoka tha për Monitor se mungesa e punëtorëve e ka shtyrë këtë sektor që të kërkojë krah pune jashtë vendit dhe fillimisht do të vijnë 29  punëtorë nga India për të nisur punë në  një nga fabrikat e përpunimit në këtë sektor.

“Fillimisht më 16 maj do të vijnë 4 punonjës nga India që do të përfshihen në sektorin e përpunimit të një prej fabrikave eksportuese të bimëve medicinale. Me ardhjen e grupit të parë të punonjësve, do të zbatohet faza eksperimentale për të ditur rendimentin e punës.

Ndërsa nga muaji qershor pritet të vijë grupi i dytë i punëtorëve prej 25 persona. Këtu përfshihet ardhja e bashkëshortëve me qëllim përfshirjen e tyre në dy turne pune në fabrikë, pasi shkalla e përpunimit të bimëve në Shqipëri është ende e ulët për shkak të mungesës të investimeve.” – tha Gjoka.

Gjoka nënvizoi se paga neto për këta punëtorë varion nga 400 deri në 600 dollarë në muaj duke përfshirë dhe koston e akomodimit prej 80 dollarësh në muaj e cila mbulohet nga punëdhënësi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *