Pep Guardiola ka akuzuar drejtuesit e institucioneve të futbollit si përgjegjës për situatën e krijuar me dëmtimet e shumë lojtarëve të cilët nuk mund të jenë pjesë e botërorit të Katarit. Sipas teknikut të Mançester Sitit, drejtuesve të futbollit botëror u intereson vetëm sasia dhe nuk duan t’ia dinë dinë për lojtarët. “Atyre nuk u bëhet vonë për lojtarët. Duan vetëm sasinë dhe asgjë tjetër. Problemi nuk qëndron se botërori luhet në nëntor. Lojtarët janë dëmtuar sepse kanë luajtur shumë ndeshje të ngjeshura para se të shkojnë në Katar. Ata janë të mbingarkuar.”- tha Guardiola për Sky.

I pyetur se kush mund të jenë ekipet favorite për fitimin e botëroririt, tekniku spnjoll u shpreh se nuk mund të flitet për favorite, por dëshira e tij është që fituesi të jetë një ekip që prodhon futboll të bukur.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *