Katër humbje radhazi dhe vetëm një fitore në nëntë ndeshjet e fundit janë shumë për një ekip si Borusia e Dortmundit, e cila sezonin e kaluar ishte finaliste e Ligës së Kampionëve.
Humbja e mbrëmshme në këtë kompeticion ndaj Bolonjës i kushtoi stolin trajnerit Nuri Shahin.

Turku e mori drejtimin e skuadrës në verë, por rezultoi një zhgënjim i madh, edhe pse pati pritshmëri të mëdha për të.
Aktualisht, Borusia e Dortmundit është 20 pikë pas Bajernit kryesues në renditjen e Bundesligës.