Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara njohu me votim spastrimin etnik dhe gjenocidin serb në Srebrenicë duke i dhënë një goditje domethënëse përpjekjeve të Aleksandër Vuçiçit për të penguar kalimin e kësaj rezolute në këtë organizëm.
Po ashtu, ky votim ishte një provë e fortë kujtese historike duke dëshmuar se krimet dhe spastrimet etnike në Ballkanin e viteve ’90 e kanë një përgjegjës.
Megaloman, delirant apo shovinist? Mbetet për t’u përcaktuar se cili nga tre termat e përkufizon më së miri reagimin e Aleksandër Vuçiçit pas votimit në OKB.
“Krenar për Serbinë timë” – shkroi Vuçiç në rrjetet sociale pas kalimit të rezolutës.
Zero reflektim, njohje përgjegjësie, shfaqje pendese.
Nxënësi i Sheshelit shkëlqeu sërish.