Media zvicerano –gjermane, NZZ, ka publikuar një lajm sipas të cilit presidenti i SHBA-ve, Xho Bajden ka ofruar një plan për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë që i mundëson Rusisë marrjen e 20% të territorit ukrainas. NZZ thekson se lajmi është konfirmuar nga burime në rangjet e larta të politikës gjermane.

Plani i Xho Bajden iu paraqit drejtuesve politikë të Moskës dhe Kievit nga shefi i CIA-s, Uilliam Bërns,, por të dy palët duket të kenë refuzuar.

Pala ukrainase mësohet të jetë shprehur se nuk është e gatshme të ofrojë territore, ndërkohë që rusët nga ana e tyre kanë shprehur bindjen se do e fitojnë luftën në terma afatgjatë.

Sasia e territorit të ofruar për Rusinë në planin e presidentit amerikan është e njëjta sipërfaqe e rajonit ukrainas të Donbasit të cilin Moska po bën gjithccka për ta aneksuar ushtarakisht.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *