Kamerat e sigurisë në Kiev fiksuan një objekt i cili ndriçoi qiellin e kryeqytetit të Ukrainës për pak sekonda.
Fillimisht u pretendua se objekti i cili ktheu natën në ditë ishte një satelit i NASA-s, por agjensia hapsinore amerikane i mohoi pretendimet duke deklaruar se sateliti i pretenduar ndodhej sërish në orbitë.
Mendohet se objekti në fjalë mund të jetë një mbetje meteori e cila u dogj sapo hyri në atmosferë.