Gazetari Osman Stafa publikoi në faqen e tij në Fejsbuk dokumentin e firmosur nga oficeri i Policisë Gjyqësore ditën e vrasjes së Martin Canit 

Stafa thekson se policia po e manipulon rastin.

“Oficeri i Policisë Gjyqësore, thotë se në konflikt janë përfshirë 5 persona. Ky akt është firmosur në datën 18 nëntor, ditën e ngjarjes. 

Ndërsa Policia përgjatë atyre ditëve nuk doli në asnjë deklaratë për të treguar se çfarë kishte ndodhur dhe se kush ishin personat e përfshirë. 

U desh të përmendej dhe të merrte veten djali i plagosur që të fliste për personat e tjerë të përfshirë. 

PSE MANIPULON POLICIA E SHTETIT? PSE GËNJEJNË ATA QË DUHET TË JENË GARANTUESIT E SIGURISË PUBLIKE? 

Pasi babai i djalit të plagosur foli për mediat, Policia e Shtetit reagoi duke deklaruar se pretendimet e hedhura ishin të pavërteta dhe se në ngjarje ishte i përfshirë një person. 

Kjo që ka ndodhur është ulëritese. I kalon kufijtë e skandalit. 

Prokuroria duhet të hetojë rastin me përparësi. Jo vetëm për të identifikuar personat e përfshirë në krim, por edhe të hetojë se kush është përgjegjës që Policia e Shtetit të bëjë këto veprime.” – shkruan ai.

By Editor