31.643 të vdekur në Turqi dhe 5.614 të vdekur në Siri. Ky ështê bilanci më i fundit i viktimave nga tërmeti i 6 shkurtit që goditi të dy shtetet, ndërkohë që grupet e kërkim-shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuar.
Organizata e Kombeve te Bashkuara njoftoi se numri i viktimave në Turqi dhe Siri mund të shkojë mbi 50.000 pasi ka ende shumë ndërtesa të shembura nën rrënojat e të cillave ende nuk kanë përfunduar kërkimet.