Gazetarja Ola Xama deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se Elvin Tivari dhe Redi Molla rezultojnë aksionerë të hotelit “La Brisa” në zonën e Dhërmiut.
“Hoteli ‘La Brisa’ ka nisur ndërtimin pa marrë lejen e ndërtimit. Ka qenë ish-kampi veror për fëmijët në Dhërmi dhe e ka marrë Fatos Malaj, vëllai i kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj. Kompania që e ka ndërtuar hotelin është “ABG” me administrator shtetasin Durim Mustafa që ka punuar si drejtor në UKT gjatë kohës së drejtohej nga Redi Molla. Aty është angazhuar edhe kompania “Arlis Ndërtim”. I gjithë mekanizmat duket se janë të lidhur. Rreth 40% të aksioneve janë të Elvin Tivarit, por mendohet se pas tij është Redi Molla dhe të dy janë te hoteli në Durrës.
Kompania “Global Security” ka marrë 14 milionë euro tendera nga Ujësjellës-kanalizime Tiranë” – tha Xama.
Tivari dhe Molla, ish-drejtorë në bashkinë e Tiranës janë arrestuar me urdhër të SPAK-ut në kuadër të hetimeve të dosjes 5D si të dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.