Gazetarja Ola Xama kritikoi opozitën në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV dhe mediat pranë saj, duke theksuar se asnjë prej tyre nuk e përcolli lajmin e ndalimit të djalit të biznesmenit Samir Mane.

Ky i fundit nuk i ndaloi një patrullë policie, ndërsa polici që e procedoi pas ndalimit u hodh nga kati i 11-të i një pallati në Tiranë dhe është në luftë për jetën.

“Shteti nuk duhet të ketë kompromise, i pari, sepse paguhet me paratë e taksapaguesve. Media që merr reklama e ka të vështirë të publikojë, por mua më bën përshtypje dhe pyetja shtrohet: po media opozitare çfarë bën? Ato portale që bëjnë çdo gjë që ndodh në Shqipëri. Kjo frymë opozitare do të dalë në zgjedhje? Nëse ka qoftë edhe një për qind të vërtetë që dikush ka çuar dikë për vetëvrasje, që është një punonjës i shtetit, është indiferente nga mediat e opozitës. Ndërkohë, çfarë ndodhi me rastin e Xhisielës me fisin Rraja? Nuk ngeli media, portal, deputet i opozitës pa folur për këtë rast.

Dhe nëse media nuk e bën, nuk ka presion pozitiv për drejtësinë që ta hetojë,” – tha Xama.

By Editor