Organizatorët e ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike që po zhvillohen në Paris u kritikuan për një nga episodet e revolucionit francez, sidomos për atë Ca ira- poezi e Carduccit ne 12 sonete. 

GIOSUE CARDUCCI – ÇA IRA

Përpara! 

III

Nga pallati Tuljeri i Katerinës

Ku Luigji u përgjunjej për lumnime

Etënve, e kalorëve bretanë tinës

Mbretnesha u niste gaz lot e shestime,

Përmes mjegullimit e zabullimës

Ngrehet me ndodhí as gas as trishtime

Nji trajtë, që boshtin dredh e zhdredh errsinës

E me furkë cek të lartat rrozullime.

E tjerr, e tjerr, e tjerr. E natë për natë

Në dritë të hanës e të yjve atbotë

Plaka tjerr, e kurrë kapitja s’e ngop.

Brunsvvek avitet, e në kryeradhë përgjatë

Atij, trekambëshi: e me vjerrë kte skotë

Kryeneçe frange u dashka shumë konop.

VI

Mbi bashki qytetit i zi flamuri

– Matanë – i thotë diellit dhe dashunisë:

Topi gjëmon, në atë heshti qivuri,

Minut më minut behja paraprin

Topi gjëmon. Në kte heshti prej guri

Përmes lajmit me orë të tana teptisë

Të gjan populli: sekush nji mëndim nguri

– Të rrojë sot Atdheu, vdekja të stolisë.

Fytyra dantoni, i zbehtë, përbind,

Tërbim grash tërthuer, duke shkelmue

Njomzakët zbathë marazit armatosë

Murati n’ajrin mugëllim, vren gjind

Tubë tubë me kosa këlliç tue rravgue

E gjak pizgat ngado që janë plandosë.

Perktheu: Leka Ndoja

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *