Legjenda e portës së Gjermanisë dhe Bajernit të Mynihut beson se edhe sezoni që pritet të nisë në Bundesligë do të dominohet nga skuadra e Vinsent Kompanit.

Sipas Oliver Kan, diferencat në financa mes bavarezëve dhe klubeve të tjera janë të ndjeshme, dhe në këtë situatë nuk mund të ketë garë të mirëfilltë.

Argumenti i Kan për këtë situatë është fakti se Bajerni u shpall kampion në 12 nga 13 sezonet e fundit.

“Gjatë karrierës sime si lojtar, Bundesliga ishte më e pasigurt, më shumë ekipe garonin për titullin. Si mundet një klub me një buxhet prej 40 milionë eurosh të garojë kundër një ekipi me një buxhet vjetor prej 300 milionë eurosh? Pesë lojtarët rezervë të Bajernit vlejnë më shumë se ekipet nga e treta e fundit e Bundesligës.

Kemi një situatë ku Bajerni ka qenë kampion kombëtar 12 herë në 13 sezonet e fundit. Liga është bërë e parashikueshme dhe e mërzitshme, dhe në planin afatgjatë kjo nuk është mirë”, – tha Kan.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *