Nëse deri më sot shumë përdorues i janë drejtuar ChatGPT-së për të pyetur se cilin medikament duhet të përdorin për shqetësime të ndryshme shëndetësore, duket se shërbimi i inteligjencës artificiale “i ka dëgjuar” këto kërkesa, duke prezantuar tashmë një risi të re në fushën e kujdesit shëndetësor.

“ChatGPT Health” është shërbimi më i fundit i lançuar nga OpenAI, i cili synon të ofrojë asistencë të dedikuar në çështje që lidhen me shëndetin. Megjithatë, aksesi nuk do të jetë i menjëhershëm për të gjithë përdoruesit.

Sipas njoftimit, të interesuarit duhet të aplikojnë në një listë pritjeje për të përfituar nga ky shërbim. Në këtë proces përfshihen të gjithë përdoruesit e platformës ChatGPT, nga Free dhe Go, deri te abonentët Plus dhe Pro.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *