Një operacion i zgjeruar policor çoi në pranga 233 persona në disa qytete të vendit të cilët akuzohen se ishin pjesë e 23 grupeve kriminale që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike si kokainë, heroinë dhe kanabis.
Të tjera arrestime në vijim të këtij operacioni u kryen mbrëmë në Vlorë ku në pranga përfunduan 61 persona, ndërsa 29 nga 233 të arrestuarit pritet të njihen sot me masën e sigurisë.