Opozita nuk lejoi sërish zhvillimin e seancës parlamentare për votimin e pr/buxhetit të vitit 2024 duke hedhur tymuese dhe bllokuar foltoren në sallë.

Pr/buxheti i vitit 2024 u votua mes kaosit dhe tymit, ndërsa tërhoqi vëmendjen gafa e drejtueses së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Ajo deklaroi se në votim janë të pranishëm 73 deputetë, ndërkohë që në mbyllje të votimit theksoi se termat e pr/buxhetit u miratuan me 83 vota. 

Seanca u mbyll me tensione, ndërsa Zyra e Shtypit të Kuvendit shpërndau një njoftim ku sqarohej se pr/buxheti ishte miratuar me 73 vota.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *