Njoftimin e dha partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” duke zyrtarizuar Gjiknurian si kandidatin e përbashkët të opozitës për zgjedhjet lokale të 4 gushtit në Himarë.

Gjiknuria është një biznesmen Iinjohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa përballë do të ketë Vangjel Tavon e Partisë Socialiste.

NJOFTIMI I PBDNJ:

“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me Bashkimin Demokratik të Minoritetit Etnik Grek “OMONOIA” pas  konsultimesh intensive me komunitetet përbërëse të Bashkisë Himarë por edhe asosacionet përfaqësuese të tyre në emigracion, u propozoi Partive Politike opozitare aleate që në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë së Himarës të mbështesim kandidaturën e z Petro Gjikuria.

Rrëmbimi i mandatit të Kryetarit të Bashkisë së Himarës z Fredi Beleri dhe dhunimi i vullnetit të sovranit nga Kryeministri Edi Rama duke instrumentalizuar individë dhe segmente të Policisë së Shtetit, Drejtësisë, KQZ -së dhe vetë Presidentin e Republikës përbën precedentin më të rrezikshëm në historinë posttotalitare të vendit për votën e lirë, shtetin e së drejtës, demokracinë funksionale dhe të drejtat e njeriut duke rritur kështu edhe më shumë distancën që na ndan nga standartet dhe praktikat më të mira Evropiane.

Për rrjedhojë, në zgjedhjet e pjesshme në Himarë nuk do të varet vetëm fati i drejtimit të Bashkisë për pjesën e mbetur të mandatit, por edhe fati i standarteve të zhvillimit të zgjedhjeve palamentare të vitit të ardhshëm.

Ndaj, le t’u bëhemi të gjithë krahë Himarjotëve në këtë mision fisnik për zgjedhje të lira dhe të ndershme që me aq përkushtim, vendosmëri dhe sakrifica i kanë shërbyer dhe po i shërbejnë për të mbrojtur dinjitetin, të drejtat dhe vullnetin e tyre, por njëherësh edhe pronën që po ua rrëmben autokrati me oligarkët e tij.”

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *