Gjatë nisjes së mbledhjes së Sekretariatit të Etikës, deputetët e opozitës, të cilët rrezikojnë përjashtimin nga punimet e Kuvendit, u paraqitën në sallë me pankarta në duar.
Nga pamjet e publikuara, shihet se mesazhet e pankartave kishin tone ironike dhe ishin drejtuar ndaj kryeministrit Edi Rama, zv.kryeministres Belinda Balluku si dhe Ergys Agasit.
Sekretariati i Etikës pritet të shqyrtojë sot kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve të Partisë Demokratike, pas tensioneve të ndodhura në seancën plenare të 18 dhjetorit.
Në sallë u regjistrua prani e shtuar e deputetëve opozitarë, ndërsa zhvillimet u shoqëruan me reagime dhe mesazhe simbolike përmes pankartave.

