Opozita po proteston para bashkisë së Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt.
Deputetë të opozitës dhe protestues shprehen se vjedhjet e drejtorëve të bashkisë dëshmojnë se ky institucion është një çerdhe e mirëfilltë korrupsioni dhe Erion Veliaj është hallka kryesore e këtij korrupsioni.
Pjesëmarrësit shprehen se askush nuk mund të besojë gënjeshtrat e Veliajt për mosdijeni se drejtorët e tij u vidhnin miliona euro taksapaguesve të Tiranës.
Protestuesit lëshuan thirrje të vazhdueshme për marrjen nën hetim të Veliajt, ndërkohë që SPAK-u nuk e përmend këtë të fundit në dosjen hetimore ndaj drejtorëve të proceduar penalisht për korrupsion dhe shpërdorim detyre.