Opozita vijon ciklin e protestave para bashkisë së Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt.
Protestuesit hoqën gardhin metalik duke u përpjekur të hyjnë në ndërtesë, ndërkohë që nuk munguan përplasjet me forcat e policisë.
Pjesëmarrësit në tubim hodhën përzierje molotovi dhe flakadanë në drejtim të ndërtesës së bashkisë duke kërkuar largimin e kryebashkiakut, Erion Veliaj pas aferës “5D”, hetimet për të cilën çuan pas hekurave një pjesë të drejtorëve të këtij institucioni.