Ekrem Imamoglu fitoi garën për bashkinë e Stambollit dhe tashmë ai shihet si rivali kryesor i presidentit Rexhep Taip Erdogan i cili drejton Turqinë prej më shumë se dy dekadash. 

Imamoglu, një ish afarist i njohur i dha fitoren partisë Popullore Repuplikanë në kryeqendrën ekonomike dhe historike të Turqisë. AK-ja e Erdoganit pësoi disfatë dhe në Ankara.

Në kryeqendrën administrative të Turqisë, Mansur Yavas i dha një tjetër triumf opozitës turke dhe një goditje të dytë synimeve të partisë në pushtet për të kontrolluar një nga dy qendrat e politikes turke. 

Imamoglu dhe Yavas u thanë mbështetësve të tyre se këto zgjedhje ishin faza e parë e ndryshimeve të shpejta që priten në Turqi duke theksuar se kastës sunduese të drejtuar nga Erdogan gradualisht po i vjen fundi.

Rexhep Taip Erdogan pranoi humbjen në Stamboll dhe Ankara duke u përpjekur të minimizojë zhgënjimin në radhët e mbështetësve të tij. Erdogan tha se do të nxjerrin mësimet e duhura  dhe do e lexojnë siç duhet votën e sovranit. Opozita turke arriti të fitojë në 9 bashki të mëdha të vendit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *