Opozita po mban protestën e 7-të para bashkisë së Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt. 

Protestuesit hodhën flakadanë dhe tymuese në drejtim të godinës së bashkisë ndërsa nuk munguan dhe përplasjet me policinë.

Pjesëmarrësit në tubim kërkuan nga SPAK-u të marrë zyrtarisht nën hetim kryebashkiakun e Tiranës me pretendimin se ai është koka e aferës korruptive të dosjes “5D” ku janë arrestuar disa nga drejtorët e bashkisë së Tiranës të akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *