Drejtuesi i opozitës serbe, Nikola Sanduloviç shkroi në fejsbukun e tij se në Senatin amerikan ka kundërshtime për themelimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ai nënvizoi se emisari i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Eskobar po referon qëndrimin e tij personal si qëndrim zyrtar të SHBA-ve.

Politikani serb vijon duke theksuar se Eskobari nuk ishte i aftë të jepte një përgjigje kur u pyet në Senat nëse ky Asosacion garantonte paqen mes serbëve dhe shqiptarëve.

“Të nderuar qytetarë të Serbisë, serbë dhe shqiptarë që jetoni në Kosovë! Jam i obliguar t’ju informoj se senatorët amerikanë janë në shumicë kundër formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. 

Ajo që po ju fshihet është se senatori Bob Menendez, Presidenti i Komisionit të Jashtëm të SHBA-së, në pyetjen për Gabriel Eskobarin para Senatit, shprehu hapur dyshimin dhe mospajtimin me nismën e tij me formimin e AKS-së në Kosovë! Ai i bëri pyetje të drejtpërdrejta me të cilat kërkonte të kuptonte se si garantohej që AKS në Kosovë nuk do të jetë burim i ri konflikti mes serbëve dhe shqiptarëve!” – shkroi opozitari serb.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *