Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ashtu si lideri i Kremlinit, Vladimir Putin e cilëson Ukrainën si shtet pa sovranitet.

Por nëse Putin mohon sovranitetin e Ukrainës në terma historikë, Orban e mohon sovranitetin e Ukrainës nisur nga fakti se fatet e saj sot varen nga mbështetja financiare e Perëndimit.

“Sovraniteti i Ukrainës është praktikisht i humbur. Një vend që nuk ka të ardhura financiare dhe që nuk mund të sigurojë vende pune për qytetarët e saj, e lëre më të financojë luftën, nuk është Sovran.”- tha ai.

Hungaria ka përdorur disa herë veton për të bllokuar ndihmat e Bashkimit Evropian për Ukrainën, dhe kjo qasje e Budapestit është interpretuar si mbështetje që Viktor Orban po i jep Vladimir Putinit në luftën e Ukrainës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *